Ndërlidhjet

SHBA: Nisin operacionet kundër rrjedhjes së naftës



Operacionet për pengimin e përhapjes së rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës do të fillojnë brenda disa orësh. Një anije me 100 ton materiale po shkon drejt brigjeve të Luizianës për të nisur operacionin.

Ditë më parë presidenti Obama e cilësoi rrjedhjen e naftës si një ngjarje që potencialisht mund të shkaktonte një katastrofë mjedisore. Kompania britanike BP ka marrë përsipër të paguajë koston e pastrimit.

Rrjedhja e naftës filloi pas dëmtimit të një prej tubacioneve nëntokësore.
XS
SM
MD
LG