Ndërlidhjet



Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim rreth fatit të eurozonës pas protestave të dhunshme në Greqi. Protestat ishin në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të qeverisë për uljen e shpenzimeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se aktualisht euroja është më e rrezikuar se kurrë më parë. Kryeministri finlandez, Mati Vanhanen theksoi se plani për shpëtimin e Greqisë mund të mos parandalojë përhapjen e paqëndrueshmërisë financiare.

Shefi i qeverisë franceze, Fransua Fijon, nënvizoi se monedha e përbashkët po sulmohej nga spekulatorët.

Parlamenti i Greqisë voton sot planin e qeverisë që parasheh masa për shkurtimin e defiçitit buxhetor. Plani besohet se do të miratohet pa vështirlsi, pasi socilistët në pushtet kanë shumicën e nevojshme parlamentare. Votimi vjen një ditë pas protestave të djeshme ku në Athinë mbetën të vdekur tre persona. Dhjetëra persona, përfshi dhe oficerë policie, mbetën të plagosur.

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim rreth fatit të eurozonës pas protestave të dhunshme në Greqi. Protestat ishin në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të qeverisë për uljen e shpenzimeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se aktualisht euroja është më e rrezikuar se kurrë më parë. Kryeministri finlandez, Mati Vanhanen theksoi se plani për shpëtimin e Greqisë mund të mos parandalojë përhapjen e paqëndrueshmërisë financiare.

Shefi i qeverisë franceze, Fransua Fijon, nënvizoi se monedha e përbashkët po sulmohej nga spekulatorët.(i.b.)
XS
SM
MD
LG