Ndërlidhjet

Hagë: Dëshmi për fëmijët, viktima të luftës në BH



Fatima Zaimoviç, kryeinfermiere në spitalin e Sarajevës gjatë luftës në Bosnjë ka dëshmuar të mërkurën në Gjykatën e Hagës në gjyqin ndaj Radovan Karaxhiqit. Zaimoviç ka folur për fëmijët e vrarë, të plagosur dhe të traumatizuar që kishin qenë në spitalin e Sarajevës gjatë kohës së luftës. Ish infermierja, tani në pension, solli dhe ditarin me emra dhe të dhëna të fëmijëve të trajtuar.

“Copa metali i kishin hyrë në mish” shkruante në ditarin e saj Zaimoviç për një bebe të trajtuar në 24 maj të vitit 1995. Ajo solli shumë raste konkrete fëmijësh, viktima të luftës. Si pasojë e bombardimeve dhe snajperave shpesh fëmijët vendoseshin në bodrumet e spitalit ka dëshmuar Zaimoviç.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në Hagë përballet me 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid e krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG