Ndërlidhjet

Meta: Palët të mos vetpërjashtohen nga takimet rajonale



“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën. Kemi ndërtuar një autostradë që të lidhemi me Kosovën, por kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë rrugë të reja për tu lidhur dhe me vendet e tjera të rajonit, përfshi Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë. Ajo çfarë ka një rëndësi të madhe është fakti se ne nuk mbështesim vetëm Kosovën e pavarur, ne mbështesim Kosovën evropiane. Kjo është themelore për integrimin tonë dhe të rajonit”, ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një intervistë për EurActiv Meta ka theksuar rëndësësinë e pjesëmarrëjes së të gjitha vendeve të rajonit në takimin e Sarajevës. “Nuk dëshirojmë që dikush të përjashtohet apo të vetpërjashtohet nga pjesëmarrja në takime të tilla. Është themelore të gjendet një zgjidhje praktike”, ka thënë Meta.

I pyetur rreth mundësisë së pjesëmarrjes pa flamuj dhe pa emra në takimin e Sarajevës Meta është përgjijgur se “këto nuk janë të rëndësishme”. “Për ne është e rëndësishme që të dyja palët të bien dakord që të marrin pjesë në aktivitete të tilla, pasi rruga se si marrin pjesë nuk është e rëndësishme”.
XS
SM
MD
LG