Ndërlidhjet

Bajden flet në Parlamentin Evropian



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden u tha ligjvënësve evropianë në Parlamentin Evropian se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për njëri tjetrin më shumë se kurrë.

Ai tha se edhe në rast se SHBA-të dhe Evropa nuk do të ishin të lidhur nga vlera dhe trashëgimia e përbashkët “interesat globale do t’i lidhnin bashkë”.

Ky shekull ka shpalosur sfida të reja, jo më pak të rrezikshme se ato në shekullin XX, dhe ne merremi me to një nga një. Ato janë të vështira. Do të ketë mospajtime, por ne po flasim për ato bashkarisht”, tha nënpresidenti amerikan.

Bajden ndodhet në turne në Evropë, ku gjithashtu parashihen bisedime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, dhe presidentin e BE-së, Herman van Rompui, përpara se të niset në Spanjë.

Në fjalimin e tij, nënpresidenti amerikan poashtu tha se programi kundërthënës bërthamor i Iranit rrezikon të nxitë një garë armatimi, në njërën nga pjesët më jostabile të botës.

Ai tha se Teherani përballet me zgjidhje ndërmjet përmbushjes së rregullave dhe bashkangjitjes me komunitetin e shteteve, ose pasojave nga izolimi në rritje.
XS
SM
MD
LG