Ndërlidhjet

Krasniqi: Jo bisedime për çështje politike me Serbinë



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë sot se nuk do të ketë bisedime për çështje politike me Serbinë.

“Asnjë institucion nuk e ka legjitimitetin për të biseduar dhe nuk e ka të drejtën për të biseduar për probleme politike”, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka pohuar se ka përgatitje për bisedime teknike, që do të nisnin pas mendimit këshillëdhënës për shpalljen e pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

”Sigurisht se Kosova ka probleme të natyrës teknike, që duhet t’i diskutojë me vendet fqinje, në këtë kuadër bisedat më të vështira do jenë me Republikën e Serbisë. Por, bisedime tjera, për çështje politike nuk do të ketë”, tha Krasniqi.
XS
SM
MD
LG