Ndërlidhjet

Prishtinë: Një i arrestuar për krime lufte



Sot në Prishtinë Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Speciale, e ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe e ka arrestuar një mashkull të dyshuar në lidhje me krimet e luftës.

Mediat lokale e identifikuan të arrestuarin si Sabit Geci, ish pjesëtar i UÇK-së.

Në komunikatën e EULEX-it thuhet se krimet supozohet se janë kryer ndërmjet muajit prill dhe qershor të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG