Ndërlidhjet

Serbia mohon se dëshiron ndarjen e Kosovës



Serbia i ka mohuar raportet e shtypit në Kosovë se ka propozuar ndarjen e Kosovës si zgjidhje për mosmarrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Qeveria deri tash asnjëherë nuk e ka diskutuar mundësinë e ndarjes së Kosovës”, i tha zëdhënësi i qeverisë Milivoje Mihajlloviq agjencisë AFP.

“Këto janë spekulime nga pala shqiptare sepse negociatat janë të pashmangshme në mënyrë që të vendoset se si do të jetojmë në të ardhmen pa konflikte”, ka thënë Mihajlloviq.
XS
SM
MD
LG