Ndërlidhjet

logo-print

Takohen Sejdiu dhe Kohler


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u takua sot me presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler dhe me zyrtarët më të lartë të shtetit gjerman.

Sejdiu ka shprehur falënderim për ndihmën e pakursyeshme që ka dhënë dhe që po vazhdon të japë Gjermania për Kosovën në të gjitha fushat.

"Gjermania mbetet partner i investimeve të parezervë në Kosovë, për njerëzit e Kosovës pa dallim etnie, që është edhe vizioni ynë, dhe mbetet po ashtu një partner i vendosur që të mbështesë Kosovën edhe në procese të tjera që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian”, ka thënë Sejdiu.

Presidenti Sejdiu do të takohet sot edhe me kancelaren Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG