Ndërlidhjet

Irak: Kurdët mbështesin koalicionin shiit



Një zyrtar i lartë kurd tha se blloku kryesor politik i kurdëve në Irak do ta pranojë kandidatin për kryeministër të zgjedhur nga koalicioni shiit i kryeministrit aktual, Nuri al-Maliki.

Aleanca për Shtetin Ligjor e Malikit, e prirë nga grupet shiite të afërta me Iranin, tha të martën se do të formojë një koalicion të ri pas zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit.

Hapi synon të dobësojë koalicionin shekullar të prirë nga ish kryeministri, Ijad Allaui, blloku i të cilit fitoi 91 ulëse në parlament por nuk arriti të krijojë shumicën parlamentare.
XS
SM
MD
LG