Ndërlidhjet

NATO: Rusia e interesuar për bashkëpunimin raketor



Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Gjampaolo Di Paola, tha se Rusia është e interesuar për aleancë transatlantike lidhur me sistemet e mbrojtjes raketore dhe fushat tjera.

Admirali italian i bëri këto komente pas bisedmeve në Bruksel me shefin e shtabit të përgjithshëm të armatës së Rusisë, gjeneralin Nikollai Makarov.

Di Paola tha se Makarov e ka quajtur mburojën raketore si "fushë të bashkëpunimit e cila mund të trajtohet në vitin 2011 apo më vonë".
XS
SM
MD
LG