Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Numërohen votat, prin opozita



Në Britani po numërohen votat nga zgjedhjet e djeshme parlamentare. Raportohet se janë numëruar rreth dy të tretat e 650 ulëseve në parlament.

Opozita konservatore ka siguruar 224 ulëse, laburistët në pushtet 168, ndërsa Liberal-demokratët 36.

Një exit poll tregoi se konservatorët kanë fituar më së shumti vota, por jo një shumicë të nevojshme.

Kjo do ta lë vendin me qeveri të koalicionit për herë të parë prej vitit 1974.

Konservatorët britanikë të qendrës sës djathtë shpresojnë të marrin pushtetin nga laburistrët e qendrës së majtë, të cilët qeverisin për 13 vjet.
XS
SM
MD
LG