Ndërlidhjet

Korea Veriore mund t'u kthehet bisedimeve bërthamore



Pheniani është i përkushtuar t’u rikthehet bisedimeve ndërkombëtare mbi programin e armëve bërthamore.

Mediat kineze thanë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong Il ia ka dorëzuar këtë porosi presidentit kinez Hu Xhintao, gjatë një vizite të rrallë jashtë që bëri në fillim të javës në Pekin.

Vizita filloi të hënën, dhe ishte mbuluar me fshehtësi.

Korea Veriore u tërhoq vjet nga bisedimet për çarmatimin bërthamor dhe pastaj kreu një test bërthamor, i cili tërhoqi me vete sanksione të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG