Ndërlidhjet

Ministrat e G7 diskutojnë krizën greke



Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, do t’i diskutojë përpjekjet për t’i ndihmuar Greqisë me homologët e financave nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara.

Ministrat e Financave nga SHBA, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, pritet të bëjnë thirrje për një ndihmë shtesë për Greqinë.

FMN-ja është zotuar me 30 miliardë euro për Greqinë, ndërsa BE-ja do të japë rreth 80 miliardë euro hua.

Ndërkohë, bursat vazhduan të bien nga frika e përhapjes së krizës greke.
XS
SM
MD
LG