Ndërlidhjet

logo-print

"Danas": Jeremiç dhe Hyseni në Sarajevë



Serbia dhe Kosova janë dakorduar që t’i dërgojnë ministrat e Jashtëm në takimin e Sarajevës, raporton e përditshmja “Danas”.

Gazeta citon zyrtarë të kenë thënë se për të siguruar pjesëmarrjen e kryediplomatëve, Vuk Jeremiç dhe Skender Hyseni, pjesëmarrësit në takimin e 2 qershorit nuk do të fotografohen bashkë para dhe pas takimit, dhe nuk do të ketë deklaratë të përbashkët.

Përveç kësaj, para pjesëmarrësve do të jenë vetëm emrat e tyre, pa funksionin apo vendin, transmeton agjencia DPA.

Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë i kanë thënë gazetës se kushtet janë pranuar.

“Jemi të lumtur për shkak se Serbia është dakorduar të marrë pjesë në Sarajevë”, i ka thënë gazetës zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

Oliver Ivanoviq, nga ministria serbe për Kosovën, i ka thënë gazetës se pala serbe është “dakorduar të marrë pjesë në Sarajevë për shkak se takimi është i nivelit më të ulët se ai në Slloveni”.
XS
SM
MD
LG