Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Krimet e Stalinit nuk harrohen kurrë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev tha se krimet e kryera nga diktatori sovjetik Josif Stalin ndaj popullit të vet nuk mund të harrohen kurrë.

Në një intervistë për të përditshmen “Izvestia”, Medvedev poashtu tha se Bashkimi Sovjetik nën Stalinin ishte regjim “totalitar”, ku “të drejtat elemntare dhe liritë ishin shtypur”.

Komentet e tij u bënë në mesin e debateve rreth rolit të Stalinit në prag të 65 vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Medvedev gjithashtu e hodhi poshtë vlerësimin se lufta kundër Gjermanisë naziste u fitua nga Stalini, duke thënë se ajo “u fitua nga populli ynë, e jo nga Stalini dhe as nga gjeneralët”.
XS
SM
MD
LG