Ndërlidhjet

Daçiq: Për ndarjen e Kosovës duhej biseduar më herët



Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se ndarja e Kosovës për momentin nuk është zgjidhje për askënd, dhe vlerësoi se për këtë ndoshta duhej të bisedohet më herët.

"Në këtë moment ky opcion nuk është i pranueshëm për askënd. Duhet të pritet dhe të bisedohet për gjithçka që mund të paraqesë ndonjë zgjidhje. Mendoj se është lëshuar shumë kohë dhe për këtë ndoshta duhej të bisedohet qysh në fillimin e krizës në ish Jugosllavinë", tha Daçiq.

Ai ka theksuar se në nivel shtetëror asnjëherë nuk është biseduar për mundësinë e ndarjes së Kosovës.

Daçiq ka shtuar se “shumica në Perëndim nuk kanë qenë të gatshëm që as të bisedojnë për negociata të reja, por tash kur afrohet vlerësimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shumica mendojnë se çfarë të bëhet pastaj”.
XS
SM
MD
LG