Ndërlidhjet

logo-print

Braun i gatshëm për çdo lloj koalicioni qeverisës



Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se do të vazhdojë të jetë kryeminsitër dhe shprehu gatishmërinë të flasë me secilën nga partitë politike për të formuar aleanca qeverisëse.

Braun i zgjati dorën Liberal-demokratëve duke thënë se është i gatshëm për reformën zgjedhore që ata kërkojnë.

Laburisët e Braunit, pas 13 vitesh në pushtet, dolën të dytët në zgjedhjet e djeshme, pas konservatorëve të Dejvid Kamerunit. Opozita konservatore ka siguruar 224 ulëse, laburistët në pushtet 168, ndërsa Liberal-demokratët 36.

Konservatorët ndonëse kanë fituar më së shumti vota, nuk kanë shumicën e nevojshme për qeverisje. Kjo do ta lë vendin me qeveri të koalicionit për herë të parë prej vitit 1974.
XS
SM
MD
LG