Ndërlidhjet

Kamerun fton Liberal-Demokratët për bashkëqeverisje



Kreu i opozitës konservatore britanike, David Kamerun, tha se do të përpiqet të formojë kolacion qeverisës me Partinë Liberal-Demokrate. Pas zgjedhjeve të djeshme në Britani, rezultatet për 637 zona zgjedhore tregojnë se Partia Konservatore ka siguruar 301 ulëse, laburistët në pushtet 255, kurse Partia Liberal-Demokrate 54 vende.

Rezultatet nuk i kanë dhënë mundësi asnjë partie të qeverisë e vetme. Kjo do ta lërë vendin me qeveri të koalicionit për herë të parë prej vitit 1974.

Kreu i konservatorëve, Dejvid Kamerun, tha se është i gatshëm të drejtojë një qeveri të pakicës, por shtoi se do t’i bëjë një ofertë për bashkëqeverisje Liberal-Demokratëve.

“Dëshiroj të bëj një ofertë të hapur dhe të arsyeshme për Liberal-Demokratët. Dua që ne të punojmë së bashku për rregullimin e problemeve të mëdha e urgjente që ka vendi ynë, krizën e borxheve, problemet e thella sociale dhe problemet në sistemin tonë politik”, tha Kamerun.

Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se do të vazhdojë të jetë kryeministër dhe shprehu gatishmërinë të flasë me secilën nga partitë politike për të formuar aleanca qeverisëse. Braun i zgjati dorën Liberal-Demokratëve duke thënë se është i gatshëm për reformën zgjedhore që ata kërkojnë. Braun shtoi se do të flasë me Liberal-Demokratët nëse bisedimet me konservatorët nuk dalin të suksesshme.

Laburisët e Braunit prej 13 vitesh janë në pushtet.
XS
SM
MD
LG