Ndërlidhjet

logo-print

Zagreb: Arrestohet për korrupsion ish kreu i HEP-it



Ish kreu i kompanisë më të madhe publike në Kroaci, asaj të energjisë, është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorimin e miliona eurove. Ivan Mravak është arrestuar gjatë ditës në Zagreb. Ai ishte larguar nga detyra shtatorin e kaluar. Policia ka bastisur shtëpinë e të arrestuarit, por dhe zyrat e HEP-it.

Informacionet e ndryshme në media raportojnë se Mravak ka përvetësuar një sasi parash që varion nga 14-80 milionë euro. Mravak akuzohet se ka shitur energji me çmim shumë të ulët duke dëmtuar kompaninë.
XS
SM
MD
LG