Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Hetime veprimeve të pazakonta të bursës



Presidenti amerikan, Barak Obama tha se autoritetet rregullatore po studiojnë “aktivitetet e pazakonta të tregut” që ndodhën këtë javë në bursën amerikane.

Droja nga kriza greke, por jo vetëm, bëri që vlera e Dow Jones të bjerë me 1000 pikë brenda 30 minutash. Tregu financiar amerikan rifitoi dy të tretat e humbjes përpara mbylljes së bursës.

Obama shtoi se autoritetet do të bëjnë publike gjetjet dhe rekomandimet. Presidenti amerikan shtoi se “do të veprojmë për të mbrojtur interesat e investitorëve”.
XS
SM
MD
LG