Ndërlidhjet

logo-print

Hiri vullkanik i zgjat fluturimet transatlantike



Reja e madhe e përhapur nga vullkani në Islandë i ka detyruar fluturimet transatlantike që të bëjnë shmangie të drejtimit dhe ta zgjatin kohën e fluturimit për dy orë të tjera.

Zyrtarët e sigurisë theksuan se reja nuk përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për fluturaket dhe nuk kërkon të anulohen shërbimet.

Por, ajo i detyron aeroplanët të pajisen me karburant shtesë.

Vullkani në Islandë nuk tregon shenja qetësimi që kur filloi të lëshojë hi në 13 prill.
XS
SM
MD
LG