Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani teston raketa të reja



Pakistani tha se i ka lansuar me sukses sot dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, që janë tëp afta të mbajnë koka bërthamore.

Kryeministri Jusuf Reza Giliani dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë e ndoqën testimin e raketës balistike Ghaznavi, e cila mund të shkojnë deri 300 km, dhe raketës Shaheen-I, me rreze 650 km.

Armata e Pakistanit e quajti testin pjesë e përpjekjeve për ta forcuar aftësinë mbrojtëse të vendit.

Të dy rivalët në rajon, Pakistani dhe India, kanë bomba bërthamore.
XS
SM
MD
LG