Ndërlidhjet

Klinton: SHBA presin më tepër nga Pakistani



Shtetet e Bashkuara duan që Pakistani të bëjë më shumë në luftimin e kryengritësve.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i tha televizionit amerikan se ka pasur “një det të tërë përkushtimesh” nga ana e Pakistanit, por Uashingtoni pret më shumë.

Ajo shtoi se Uashingtoni gjithashtu ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse ndonjë sulm i suksesshëm në SHBA do të kishte origjinën në Pakistan.

Hetuesit në rastin e të dyshuarit për përpjekjen e sulmit në sheshin Tajms Skuer të Nju Jorkut kanë zbuluar lidhje të mundshme të grupeve Talibanët e Pakistanit dhe Islamistët e Kashmirit.
XS
SM
MD
LG