Ndërlidhjet

logo-print

Spanja i mbylli tre aeroporte



Autoritetet e aviacionit spanjol thanë se kanë mbyllur tre aeroporte në Spanjën jugore shkaku i përhapjes së hirit vullkanik nga vullkani në Islandë.

Mbyllja u bë sot kur disa aeroplanë transatlantikë vazhduan të ndërrojnë drejtimin për të shmangur rrugën e hirit vullkanik.

Shmangia i ka zgjatur fluturimet për dy orë tjera, dhe i ka detyruar aeroplanët të pajisen me më shumë karburant.

Vullkani në Islandë nuk tregon shenja qetësimi që kur filloi të lëshojë hi në 13 prill.
XS
SM
MD
LG