Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se i mirëpret bisedimet e reja bërthamore



Irani tha se e mirëpret propozimin për bisedime të reja, mundësisht në Turqi, me fuqitë perëndimore lidhur me porgramin bërthamor të tij.

Agjencia turke Anatolia citoi ministrin e Jashtëm të Iranit, Manusher Motaki, të ketë thënë se “kjo ide është pranuar nga Irani”.

“Nëse biem dakord për datën, takimi mund të mbahet në një kohë të shkurtër”, ka thënë dje Motaki, pas takimit me zyrtarët turq në Ankara.
XS
SM
MD
LG