Ndërlidhjet

logo-print

OÇP i miraton bisedimet indirekte me Izraelin



Udhëheqësia palestineze në Bregun Perëndimor tha se ka dhënë pëlqimin për zhvillimin e bisedimeve indirekte me Izraelin.

Zëvendës sekretari i partisë Fatah, Xhibril Raxhub, tha se miratimi erdhi pas takimit të sotëm të komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze.

Palestinezët presin që vendimin e tyre për bisedimet me Izraelin t'ia dorëzojnë emisarit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Miçëll.
XS
SM
MD
LG