Ndërlidhjet

Sejdiu: Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u kthye sot nga vizita zyrtare në Gjermani.

Sejdiu tha se vizita ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe e një rëndësie të veçantë.

“Kjo vizitë vjen në kuadër të mbështetjes së fuqishme që i jepet Kosovës”, tha Sejdiu.

Ai tha se ka marrë konfirmimin për mbështetjen e gjithanshme të Gjermanisë, dhe se udhëheqësit e këtij shteti do të vazhdojnë lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG