Ndërlidhjet

Rusia i dha Polonisë dosjet e Katinit



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev sot ka dorëzuar më shumë se 60 vëllime nga hetimet e masakrës së Katinit ushtruesit të detyrës së presidentit të Polonisë, Bronisllav Komorovski.

Hapi nënkupton t'i riparojë marrëdhëniet e trazuara me Varshavën.

Masakra e rreth 20 mijë oficerëve dhe intelektualëve polakë nga policia e fshehtë sovjetike, një kohë të gjatë ka qenë mollë sherri ndërmjet dy vendeve.

Autoritetet sovjetike i kanë akuzuar trupat pushtuese naziste për masakrën e vitit 1940, por në vitin 1990 e pranuan përgjegjësinë dhe ndërmorën hetime.

Dosjet e dorëzuara sot janë nga këto hetime.

XS
SM
MD
LG