Ndërlidhjet

Bajerni, 22 herë kampion i Gjermanisë



Me fitoren 3-2 kundër ekipit Herta, Bajerni i Mynihut sot edhe zyrtarisht fitoi titullin e 22 të kampionit të Gjermanisë në futboll.

Golashënues i dysfishtë për Bajernin ishte holandezi, Arjen Roben, ndërsa golin e parë e shënoi Oliç.

Bajerni e mbylli sezonin e sivjemë me 70 pikë, pesë më shumë se Shalke 04. Në vendin e tretë ndodhet Verder Bremen.
XS
SM
MD
LG