Ndërlidhjet

Istog: Zhvillohen zgjedhjet për kryetar komune



300 policë janë angazhuar në ruajtjen e rendit në Istog gjatë votimeve të sotme për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pohon se i ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e votimeve.

Në garën e sotme përballen Haki Rugova i LDK-së dhe Shasivar Haxhijaj nga PDK-ja. Dy kandidatët, në raundin e parë të zgjedhjeve, fituan më shumë vota se garuesit e tjerë, por pa marrë mbi 50% të votave, të nevojshme për të qenë fitues.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut mbahen pasi kryetari i mëparëshëm, Fadil Ferati u nda nga jeta.
XS
SM
MD
LG