Ndërlidhjet

10 të vrarë nga sulmet amerikane



Dy raketa amerikane kanë shkatërruar një bazë të talibanëve në rajonin fisnor të Vaziristanit verior. Rajoni pakistanez gjendet në afërsi të kufirit me Afganistanin. Nga sulmi raportohet të jenë vrarë dhjetë persona. Nuk ka ende informacione lidhur me identitetin e të vrarëve.

Shtetet e Bashkuara, prej disa kohësh, përdorin sulmet me raketa ndaj bazave të Al Kaidës dhe militantëve të vendosura përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.
XS
SM
MD
LG