Ndërlidhjet

Pakistani heton rreth rastit të Nju Jorkut



Pakistani do të hetojë mundësinë e lidhjes mes militantëve, që veprojnë në këtë vend, dhe personit të akuzuar për sulmin e dështuar në Tajms Skueër, një javë më parë. I akuzuari, Faizal Shahzad, i ka pohuar hetuesve amerikanë se është aftësuar në zonat fisnore në Vaziristan, ku veprojnë si Al Kaida dhe talibanët.

Fillimisht talibanët morrën përsipër sulmin e dështuar në Nju Jork, por më pas e tërhoqën deklaratën.

Autoritetet amerikane dhe ato pakistaneze po bashkëpunojnë për hetimin e rastit.
XS
SM
MD
LG