Ndërlidhjet

KQZ: Zgjedhjet në Istog po ecin normalisht



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i balotazhit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Istogut po rrjedh normalisht.

Qendrat e votimit janë hapur që nga ora 07:00 e mëngjesit për 39 mijë qytetarët e kësaj komune me të drejtë vote. Për të siguruar mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar edhe 300 pjesetarë të Policisë së Kosovës si dhe organizata joqeveritare të cilat monitorojnë votimet.

Florian Dushi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tha se janë hapur të gjitha 54 vendvotimet në 15 qendra të votimit. Ndërsa në fshatin Osojan, procesi i votimit, sipas tij, do të bëhet përmes ekipit mobil.

Në garën e balotazhit për kryetar të Istogut jane Haki Rugova, kandidat i LDK-së, i cili në rrethin e parë siguroi 49.7 për qind të votave dhe Shasivar Haxhiaj, kandidat i PDK-së, i cili kishte 22 për qind.

Rezultatet paraprake sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor priten të publikohen rreth orës 23.00.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunes së Istogut mbahen pasi kryetari i mëparshëm, Fadil Ferati u nda nga jeta.
XS
SM
MD
LG