Ndërlidhjet

logo-print

WT: "Fati dhe administrata Obama"


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama


"Washington Times"


Akuzave të republikanëve se dështimi i sulmit në Times Square ishte thjesht çështje fati, kongresmeni demokrat, Ike Skelton, iu përgjigj: “Ç’të keqe ka të jesh me fat?”.

Në fakt asgjë të keqe, deri kur të mbetesh pa të.

Dy sulme të rënda terroriste dështuan gjatë pesë muajve të fundit falë paaftësisë së terroristëve. Në sulmin e planifikuar në Ditën e Krishtlindjeve në aeroplanin e linjës Amsterdam-Boston dhe ai në Times Square, do të ishin vrarë e plagosur qindra njerëz.

Ata ishin realisht me fat. Pa fat ishin viktimat në bazën ushtarake Fort Hud, të qëlluara nga majori Nidal Malik Hassan, apo viktimat në qendrën rekrutuese të ushtrisë në Arkansas.

Këto incidente na kujtojnë se politikat e ndjekura nga administrata Obama i kanë bërë Shtetet e Bashkuara më pak të sigurta nga sulmet terroriste.

Atentatori i makinës bombë në Times Square ishte në listën e sigurisë së udhëtimeve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që nga viti 2008. Por, administrata Obama e hoqi nga lista.

Ai, po ashtu, ishte nën mbikëqyrjen e ekipit të përbashkët kundër- terrorizmit, derisa administrata Obama e hoqi rastin e tij.

Kishte arsye të forta që Faizal Shazad ishte nën vëzhgim. Ai kishte lidhje me klerikët radikalë myslimanë dhe kishte lidhje familjare me klanin Mehsud, që ka luajtur rol të rëndësishëm në mesin e talibanëve pakistanezë.

Shahzad kishte udhëtuar rregullisht në zonat fisnore të Pakistanit, që janë qendra të ekstremizmit. Këto elemente të rëndësishme lidhur me rastin e Faizal Shahzad ngrenë pyetje po kaq të rëndësishme lidhur me politikat e brendshme të sigurisë amerikane.

Kush e dha urdhrin që të ndërpritej mbikëqyrja e Faizal Shazadit? Kush e hoqi atë nga lista e vëzhgimit të udhëtarëve? Çfarë ka bërë ai që kur është hequr nga vëzhgimi i qeverisë?

Një rishikim nga fillimi në fund i veprimeve të administratës Obama është i domosdoshëm. Publiku ka nevojë të dijë se ku çojnë politikat e dhëna nga administrata që nga ardhja në detyrë e Barak Obamës.

Nuk ka asgjë të keqe të kesh fat, por me presidentin aktual, Amerika ka nevojë për gjithë fatin e mundshëm. (i.b)

XS
SM
MD
LG