Ndërlidhjet

DV: Procesi në Istog, i rregullt



Procesi zgjedhor për kryetarin e komunës së Istogut është zhvilluar qetësisht dhe sipas rregullave.

“Ka qenë një proces, i cili ka shkuar mjaft mirë, ku nuk janë paraqitur probleme. Ky ndoshta është edhe procesi, i cili ka shkuar më së miri në këto zgjedhje”, ka deklaruar përfaqësuesi i rrjetit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”.

Edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar ecurinë e deritashme të votimeve në Istog në përputhje me ligjin.

300 policë janë angazhuar në ruajtjen e rendit në Istog gjatë votimeve të sotme për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Në garën e sotme përballen Haki Rugova i LDK-së dhe Shasivar Haxhijaj nga PDK-ja. Dy kandidatët, në raundin e parë të zgjedhjeve, fituan më shumë vota se garuesit e tjerë, por pa marrë mbi 50% të votave, të nevojshme për të qenë fitues.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut mbahen pasi kryetari i mëparëshëm, Fadil Ferati u nda nga jeta.
XS
SM
MD
LG