Ndërlidhjet

Ngrihet memoriali për fëmijët e Sarajevës



Bosnja sot përuroi memorialin në kujtim të qindra fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1992 – 1995. 521 emra fëmijësh, që vdiqën gjatë kësaj periudhe, janë të shkruajtura në memorial. 500 emra të tjerë fëmijësh po kalojnë përmes procesit të verifikimit dhe mund të shtohen në të ardhmen.

Organizatat që merren me të drejtat e njeriut llogarisin rreth 10 mijë të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës, nga të cilët 1550 janë fëmijë.

Sarajeva ka qenë e rrethuar nga trupat serbe të Bosnjës për 44 muaj, periudha më e gjatë e bllokadës për një qytet që nga Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG