Ndërlidhjet

FMN-ja, takim për ndihmën ndaj Greqisë



Fondi Monetar Ndërkombëtar takohet sot në një mbledhje të posaçme, për të miratuar paketën e ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 30 miliardë eurosh.

Ndihma e FMN-së është pjesë e paketës prej 110 miliardë eurosh, që synon ta shpëtojë Greqinë nga falimentimi. Ndihma financiare do t’i jepet Greqisë në një periudhë tre vjeçare. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës që FMN-ja ka dhënë ndonjëherë për një periudhë shumë të shkurtër.

Drejtori ekzekutiv, Domenik Shtraus Khan, tha se pret që ndihma të miratohet nga bordi prej 24 vendesh i FMN-së.
XS
SM
MD
LG