Ndërlidhjet

logo-print

KQZ: Haki Rugova i LDK-së fitoi në Istog



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të garës së balotazhit për kryetar të Istogut, sipas të cilës kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka fituar me 76 për qind të votave kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës Shasivar Haxhiaj, i cili mori 24 për qind të votave.

Paraprakisht, një rezultat të ngjashëm kishte publikuar edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.

Pjesëmarrja në balotazhin për kryetar të Istogut u tha se ishte diku në mbi 29 për qind, nga një trup prej 39 mijë qytetarëve të kësaj komune me të drejtë vote.

Balotazhi në Istog është vlerësuar se ka rrjedhë qetë dhe pa asnjë incident me peshë.
XS
SM
MD
LG