Ndërlidhjet

Obama kandidon një tjetër femër për Gjykatën Supreme



Elena Kagan besohet se do të jetë kandidatura që do të paraqesë presidenti Obama për vendin bosh në Gjykatën Supreme të SHBA-ve. Kagan, 50 vjeçare, aktualisht përfaqëson qeverinë amerikane në rastet që shqyrton Gjykata Supreme.

Nëse miratohet dhe nga Senati, Kagan do të jetë gruaja e katërt që bëhet pjesë e Gjykatës Supreme.

Aktualisht, në Gjykatën Supreme, në mesin e nëntë gjyqtarëve janë dhe dy femra, Ruth Bader Ginsburg dhe Sonia Sotomajor.

Gjyqtarët e kësaj gjykate e mbajnë këtë detyrë deri në fund të jetës.
XS
SM
MD
LG