Ndërlidhjet

Kazçinski: Shpresoj për raporte më të mira Rusi-Poloni



Vëllai binjak i presidentit të ndjerë polak, Les Kazçinski, tha se shpreson që rrëzimi i aeroplanit qeveritar polak në Rusi, do të çojë në ndryshime pozitive në marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë.

Në një videomesazh, Jarosllav Kazçinski, falenderoi rusët që ndihmuan polakët, që ndezën qirinjë dhe ofruan simpatinë e tyre ndaj tragjedisë polake. Më 10 prill aeroplani qeveritar polak u rrëzua në Rusi. Në të gjendeshin presidenti me bashkëshorten dhe 94 zyrtarë të lartë të Polonisë.

Ata do të merrnin pjesë në ceremonitë përkujtimore për nder të të masakruarve polakë nga regjimi sovjetik.
XS
SM
MD
LG