Ndërlidhjet

Serbia e Rusia do forcojnë bashkëpunimin ushtarak



Serbia dhe Rusia dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin në çdo fushë, përfshi dhe atë të sigurisë. Presidenti serb, Boris Tadiç morri pjesë në ceremonitë e zhvilluara dje në Moskë me rastin e 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku u takua me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev dhe pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Vladimir Putin.

“Përshtypja e parë ishte se ne të gjithë dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha sektorët, dhe jo vetëm në atë ekonomik e politik, por dhe në fushën e sigurisë”, tha Tadiç. Në këtë frymë shtoi ai ishte dhe takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov.
XS
SM
MD
LG