Ndërlidhjet

Trupat e NATO-s marshojnë në Sheshin e Kuq


Moskë
Moskë

Trupa ushtarake nga vende anëtare të NATO-s kanë marshuar të dielen në Sheshin e Kuq në Moskë, si pjesë e manifestimeve që shënojnë 65-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Parada e këtij viti ishte më e madhja që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

“Ka pasur gjak dhe lot. Por, ishte vetëm një zgjedhje: ose të fitonim, ose të ktheheshim në skllevër. Lufta na forcoi si komb”, tha presidenti rus, Dimitri Medvedev.

Për herë të parë në festimet e sivjetme merrnin pjesë trupa nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Polonia, së bashku me ushtarë nga tetë ish-republika sovjetike dhe me 10 mijë trupa ruse.

Në mesin e udhëheqësve botërorë që ndoqën ceremonitë ishin presidenti kinez, Hu Xhintao, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryetarë shtetesh nga vendet e dala pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

27 milionë njerëz llogaritet të jenë vrarë nga luftimet me forcat naziste në periudhën 1941-1945.


Trupat e NATO-s marshojnë në Sheshin e Kuq
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00
XS
SM
MD
LG