Ndërlidhjet

Kinë: 10 vjet në burg për vrasje që nuk e ka kryer



Njeriu, i cili kaloi 10 vjet në burg për shkak të një vrasje në provincën kineze Hunan, është liruar pasi është konstatuar se viktima e pretenduar është gjallë.

Gjykata e liroi 57 vjeçarin Xhao Xhuoha, për shkak pas 10 vitesh viktima e tij u paraqit gjallë e shëndosh në fshatin e tij.

Për rastin kanë nisur hetime, ndërsa Xhuoha pritet të dëmshpërblehet me 45 mijë dollarë, raportuan mediat kineze.

Incidenti ka ngritur në opinion çështjen e torturës policore, sepse familjarët e të dënuarit thonë se ka qenë i detyruar të pranojë vrasjen që nuk e pat kryer.
XS
SM
MD
LG