Ndërlidhjet

Irak: 70 të vrarë, 200 të plagosur



Më shumë se 50 njerëz janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur në sulmet e sotmet në Irak.

Shpërthimi i dy automjeteve bomba në qytetin Hilla në perëndim të Bagdadit la të paktën 35 të vdekur dhe 140 të plagosur.

Shpërthimet e pasuan vargun e sulmeve në mbarë vendin që lanë të paktën 30 të vdekur dhe 100 të plagosur.

Në Suvajra, në jugperëndim të Bagdadit, të paktën 11 vetë u vranë dhe 40 u plagosën nga dy sulmues vetëvrasës.

Shumica e sulmeve të sotme kishin për shënjestër forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG