Ndërlidhjet

Vukçeviq: Mund të vijmë te identiteti i viktimave



Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e rreth 250 shqiptarëve, që besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 -1999 në Kosovë.

Lajmi u konfirmua nga prokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviq.

“Sipas informatave tona dhe deklaratave të dëshmitarëve, të cilat janë pothuaj identike, ky vend gjendet afër vendit në Rashkë, ku para disa vitesh gjithashtu hetonim dhe kërkonim këtë varrezë masive, por ajo nuk u gjet. Dua të theksoj se ky është obligimi ynë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Serbia e ka kapacitetin demokratik të ballafaqohet me gjithë atë që ka ndodhur në këto hapësira. Konsideroj se kjo është rruga më e mirë drejt pajtimit”, tha Vukçeviq.

“Neve si prokurori për krime lufte na intereson kjo sepse përmes analizave të ADN-së mund të vijmë te identiteti i disa viktimave, që të grumbullojmë informata të reja për procesuimin e disa kriminelëve të rinj të luftës. Nga ana tjetër, kjo është një nxitje për ata në Kosovë që të ndriçohet fati i 500 serbëve”, tha Vukçeviq.

Deri tani varri masiv më i madh në Serbi është zbuluar në vitin 2001 në rrethinat e Beogradit. Aty gjendeshin kufomat e 800 shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG