Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten 9 ushtarë dhe 30 militantë



Zyrtarët pakistanezë thanë se të paktën nëntë ushtarë dhe 30 militantë talibanë janë vrarë sot në një betejë të ashpër në rajonin veriperëndimor Orakzai.

Njoftohet se përleshja ishte ndër më të rreptat gjatë ofenzivës dy mujore kundër militantëve në rajon.

Zona gjysëm autonome është bërë arenë e përplasjeve ushtarake pasi militantët hynë në rajon nga zonat tjera afër kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG