Ndërlidhjet

logo-print

OECD fton Izraelin përkundër vërejtjeve palestineze



OECD-ja tha sot se e ka ftuar Izraelin t’i bashkohet organizatës, përkundër vërejejteve të palestinezëve.

Sllovenia dhe Estonia gjithashtu janë ftuar të bashkohen.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvilim synon t’i korrdinojë politikat ekonomike ndërmjet vendeve më të industrializuara të botës.

Sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria tha se tre vendet “do të kontribuojnë për një OECD më plurailste dhe më të hapur”.

Ministri i Financave i Izraelit, Juval Stajnic, tha se anëtarësimi i vendit është “sukses historik”.

Grupet propalestineze thonë se pranimi i Izraelit do t'i shkelte përkushtimet e OECD-së për të drejtat e njeriut, për shkak të pushtimit të Bregut Perëndimor dhe trajtimit të palestinezëve nga shteti hebrej.
XS
SM
MD
LG