Ndërlidhjet

Maloviq: Serbia është e gatshme t'i hetojë gjitha krimet



Ministreja e Drejtësisë në Serbi, Snezhana Maloviq, vlerësoi se zbulimi i varrezës masive në Rashkë, me mbetjet mortore të 250 shqiptarëve të Kosovës, ka rëndësi të madhe për të dëshmuar të vërtetën mbi krimet e kryera në Kosovë.

Maloviq tha se kjo është provë se Serbia është e gatshme që t'a hetojë të vërtetën për të gjitha krimet në këto hapësira.

"Ne jemi plotësisht të gatshëm të zbardhim të vërtetën për të gjithë personat e zhdukur në territorin e Kosovës, dhe t'i nxjerrim para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime", ka thënë Maloviq.
XS
SM
MD
LG