Ndërlidhjet

Irani e teston raketën e re



Irani tha se ka testuar verzionin e vet të raketës me rreze të shkurtër veprimi gjatë stërvitjeve ushtarake në Gji.

Agjencia Fars citoi zv/shefin e forcave tokësore të ushtrisë, Kiomars Hajdari, të ketë thënë se raketat “nuk ishin testuar në asnjë stërvitje luftarake më parë”.

Raketa Fajr-5 raportohet se ka rreze veprimi prej 75 km.

Të mërkurën, marina iraniane filloi manovrat tetë ditore në Gji, Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian, në një zonë rreth 250 mijë km katrorë.
XS
SM
MD
LG